Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me komentuesit që i shkruajnë në Facebook.
Por mes shumë akuzash, kritikash, dhe komplimentesh, spikat edhe reagimi i një ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami.
Ish-deputeti i Vlorës, i cili vetëm pak kohë më parë u “detyrua” të lërë karrigen në Parlament, pas vendimit të marrë për largimin e tij si pasojë e dekriminalizimit ka komplimentuar kryeministrin.
“Vazhdo reformat dhe mos u ndal je njeri perfekt respekte per ju dhe punen tuaj!”, shkruan Selami.
Por ndërsa Rama iu ka kthyer përgjigje shumë komentuesve, ka injoruar komentin e ish-deputetit të Metës.
Replikat me komentuesit
Qytetari: Llafe te bukra nuk mund te behet nje vend kur te gjith Jan perqendruar ne tiran femit Jan te gjith ne njesoj jane e ardhmja e nje vendi
Rama: Mbase s’e ke pasur mendjen po ne Tirane do ndertohen 20 shkolla jashte Tirane 150! Dakord keshtu?
Qytetari: Vazhdo, vazhdo,por spo kuptoj pse vetem ne koh fushatash?se per ndryshe
Rama: Cfare ne kohe fushatash per shembull, se une nuk mbaj mend te kemi ndenjur ndonje dite pa punuar njesoj si sot?!
Qytetari: E,po ati nuk ka arsim e shkollim ,ka vetëm formalizma. Rikthejuni arsimit se edini se kush ka qënë modeli e i lini shifrat bajate
Rama: Cilat jane shifrat bajate Murat, qe do ndertojme 20 shkolla te reja ne Tirane dhe 150 te tjera jashte Tiranes, nga veriu ne jug te Shqiperise?! Nese keto jane bajate atehere sa me bajate qofshim, Respekte
Qytetari: Z.Kryeminister perse ngrihesh ne maje te gishtave te kembes kur mban fjalim?
Rama: Se jam i shkurter dhe nuk shoh sallen