Pas bombës së lëshuar nga Katrin Majorka, amerikania e cila e ka denoncuar Cristiano Ronaldon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është në pritje të hapjes së procesit, ajo që i hedh benzinë zjarrit është një tjetër ish e portugezit. Bëhet fjalë për Jasmin Linard, një vajzë e cila u bë e famshme falë pjesëmarrjes së saj në programin “Big Brother” në Angli, e cila nëpërmjet adresës personale në “Tëitter”, ka lëshuar akuza të tjera dhe të rënda ndaj sulmuesit aktual të Juventusit.
Në të njëjtën kohë ka nënvizuar se ajo është kërcënuar dhe mbetet nën kërcënim me jete nga ana e 33-vjeçarit, në lidhje me shumë sekrete që Jasmin duket se ruan brenda vetes prej vitesh, por papritur ka vendosur që t’i bëjë publike, në mënyrë direkte, duke qenë se në postimin e saj ajo bën emrin e Ronaldos dhe madje shprehet gati që të mbështesë çështjen e Katrin Majorgas: “Nuk kam aspak frikë prej tij dhe po e pranoj sot e kësaj dite se për disa kohë kam mbajtur brenda vetes të gjitha sekretet e tij të shpifura. Për dhjetë vite me radhë kam qëndruar në heshtje, por të jeni të sigurt se ka shumë llum brenda të kaluarës së tij. Duke parë ngjarjet, tashmë është e tepërt dhe personalisht nuk mund ta mbroj më atë kundrejt këtyre akuzave për të cilat jam e bindur që ai është fajtor. Prandaj, jam gati të mbroj kauzën dhe të mbështes me fakte Katrin Majorgën.
Cristiano më ka thënë se nëse do të kisha njohur dikë tjetër, apo nëse do të kisha lënë shtëpinë ku banoj, ai do të më kishte grabitur, të më priste në copa dhe më pas do të më fuste në çanta të ndryshme, përpara se të më hidhte në lum. Po, kam të gjitha provat e kësaj që po them. Cristianos është një psikopat”. Shkurt, një tjetër situatë e frikshme dhe e tensionuar duket në horizont për yllin portugez të Juventusit, ndonëse për momentin, duke parë atë që ai transmeton nga Torino, ku është rikthyer të stërvitet duket mjaft i qetë. Madje, dje për të mos i humbur sërish kamerat ndaj tij, është parë duke mbërritur në qendrën stërvitore edhe me mjetin e fundit mahnitës së gjigantit Rolls Rojs, fuoristrada e parë e kësaj marke, të cilën në Europë e ka provuar pikërisht ylli portugez, duke qenë një nga klientët më besnik të konstruktorit anglez.