Kuriozitete Ish e dashura e dhëndrit hyn në mes të dasmës dhe tenton...

Ish e dashura e dhëndrit hyn në mes të dasmës dhe tenton të godasë nusen

Një grua ka ndërprerë një dasmë dhe filloi t’i bërtiste dhëndrit se ai nuk mund të martohet sepse ajo e “donte” atë.

Por gruaja, e paidentifikuar, nuk e ka lënë me kaq ajo është vërsulur për të goditur nusen e veshur me të bardha, por fatmirësisht është ndalur nga të ftuarit e tjerë.

Videoja është shpërndarë në mënyrë të vrullshme në mediat sociale dhe thuhet se është regjistruar në një ceremoni në Mexico City.

Pamjet tregojnë se kush është gruaja, e cila nuk është identifikuar, duke hyrë në sallën ku po zhvillohet ceremonia e dasmës duke bërtitur dhëndrit, ish të dashurit të saj: “Richard nuk mund të martohesh”.

Sipas dëshmitarëve ajo gjithashtu u dëgjua duke bërtitur: “Unë të dua, nuk mund të martohesh”.