47-vjeçari, Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur pak kohë më parë në një vilë antike në provincën e Milanos është ekzekutuar me porosi të ish të dashurës nga katër shtetas italianë.
Gruaja, sot 67-vjeçare, kishte urdhëruar vrasjen e shqiptarit për motive pasioni pas ndërprerjes së lidhjes mes tyre, por dhe si hakmarrje për grabitjen e disa objekteve të çmuara që i përkisnin.
Policia e Monzës, Ennas, Caltainisettas e Genovas kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm urdhër arrestimin e lëshuar nga prokuroria e Monzës ndaj 4 shtetasve italianë të akuzuar si autorë të krimit e për fshehje të kufomës së shqiptarit Astrit Lamaj, trupi i të cilit u gjet i murosur më 15 janar të 2019 gjatë restaurimit të një vile në komunën Senago në provincën e Milanos.
Katër italianët e arrestuar janë ekzekutorët materialë të vrasjes së shqiptarit, të përshfirë dhe më parë me botën e krimit. Sipas policisë ish e dashura e tij italiane ka paguar 6 persona për të vrarë Astrit Lamaj.
Ajo është arrestuar pasi po tentonte të largohej nga territori italian përmes aeroportit të Genovas.
Astrit Lamaj ishte zhdukur prej vitit 2013 dhe nuk kishte asnjë lajm për të derisa u gjet trupi i pajetë i tij në janar të këtij viti.