Benfica ka identifikuar Jose Mourinho-n si trajnerin e ardhshëm të ekipit pas shkarkimit të Rui Vitoria-s.
Gjigantët e futbollit portugez kanë larguar trajnerin 48-vjeçar ditën e enjte, duke i dhënë fund ecurisë tre vite e gjysmë në klub.
Vitoria është larguar nga Befica pas dy titujve radhazi, por sezonin aktual skuadra e tij ka vuajtur për të mbajtur ritmin e Porto-s. Një humbje 2-0 ndaj Portimonense të mërkurën ka qenë goditja e nokautit për Vitoria.
Mourinho është shkarkuar nga Manchester United në dhejtor dhe raportohet se Benfica e ka ndjekur me vëmendje çështjen e tij.
55-vjeçari e ka nisur pikërisht te Benfica karrierën e tij si trajner dhe udhëhoqi ekipin drejt gjashtë fitoreve në 11 ndeshje.
Aventura e Mou-t te Benfica ka zgjatur vetëm tre muaj pas mosmarrëveshjeve për sa i përket kontratës me presidentin e ri të klubit.
Gjithsesi, media portugeze thekson se Benfica nuk do të jetë në gjendje të paguajë rrogën e tij rreth 15 mln euro në sezon dhe mund t’i ofrojë një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit.