Gjykata e Tiranës vendosi pezullimin e dënimit me burg ndaj ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Gjykata ka vendosur dënimin me 18 muaj shërbim prove.
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua nga detyra në muajin Korrik me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi nuk deklaroi dënimin në Itali për vjedhje.