Moderatorja Luana Vjollca ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj personale, që e lidhin drejtpërdrejt me jetën sentimentale të Rita Orës.
Gjatë emisionit “Shiko kush luan” ajo u detyrua të tregonte diçka që askush nuk e dinte për të.
Prandaj zgjodhi të rrëfejë se cilët emra të njohur e ngacmojnë në rrjete sociale. Një ndër ta ishte dhe DJ Calvin Harris.
Ky i fundit ka përjetuar një histori dashurie me këngëtaren shqiptare Rita Ora para disa vitesh.
Të dy sollën edhe hitin “I will never let you down” në 2014.
Ndërsa për emrat e tjerë me famë botërore që “gjuajnë” Luanën renditet dhe Tyga, i cili është ish-i dashuri i milioneres Kylie Jenner; reperi The Game dhe DJ Snake.