Teksa komentonte krijimin e strukturës së re policore, FAST, gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Top Talk” në Top Channel se përfshirja e ish-komandove është një hap pozitiv, pasi një pjesë e tyre mbeten të papunë kur kthehen nga misionet e NATO-s.
Madje, shtoi Hoxha, këto komando janë përdorur edhe si ekzekutorë për grupet e strukturara kriminale.
“Nuk kam dyshim për përgatitjen e këtyre djemve. Madje më vjen mirë që një pjesë e trupave tona paqeruajtese në Afganistan dhe Irak, që kanë qenë përballë një armiku real, po shfrytëzohen sepse janë harxhuar miliona lekë, ata janë makineri e luftës kundër krimit dhe po përdoren për rendin dhe sigurinë. Ndërkohë, kolegë të tyre vitet e fundit i kemi parë t’i përdorin grupet e strukturara kriminale. Pra ne kemi komando të FA-së tashmë të lënë pa punë që janë kthyer në ekzekturorët e grupeve kriminale, të cilët janë të ftohtë, të pamëshirshëm dhe të vështirë për t’u kapur”, theksoi Hoxha.
Struktura e FAST do të përbëhet nga 50 ish-anëtarë të Forcave të Armatosurave, trupave komandove apo Forcave Speciale të ushtrisë.