Qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Moskës është ta pengojë Ballkanin Perëndimor të stabilizohet. Kështu ka shkruar ish-Ministri i Britanisë për Evropën, Denis MacShane në analizën e tij për gazetën “Globalist”.
Ai thotë se Emanuel Makron dhe Angela Merkel nuk duhet të lejojnë që politika e tyre të jetë e diktuar nga islamofobët si Marin Le Pen ose partia AFD në Gjermani. MacShane ka shkruar se gjatë samitit të Berlinit, dy liderët e Europës pranuan se ambiciet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE do të refuzohen për të paktën 5 deri në 10 vite, gjë që ai e quan “dritëshkurtër dhe të marrë”.
“Me mohimin e të ardhmes evropiane për gjashtë vendet e vogla evropiane të ndodhura midis detit Egje dhe atij Adriatik, Macron dhe Merkel në fakt e vënë veten në duart e Vladimir Putinit.
Maqedonia, ose tani Maqedonia e Veriut bëri përpjekje heroike ta zgjidhë problemin me Greqinë.
Shqipëria gjithashtu, në mënyrë të qëndrueshme ecën përpara e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Moskës është ta pengojë Ballkanin Perëndimor të stabilizohet, vendet të bëhen shtete normale evropiane, kurse Rusia gjithmonë ndërhynte që të ndalonte marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë”, ka shkruar Denis MacShane.
Denis MacShane ka mbajtur postin e Ministrit të Britanisë për Europën në vitet 2002-2005, Ministër për Punët e Jashtme dhe Çështjet e Commonwealth në vitet 2001-2002 si edhe deputet në përgjatë viteve 1994-2012.