Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti shkruan në faqen e vet në Facebook për një mënyrë praktike për të testuar nëse bostanorët që blejmë (shalqini dhe pjepri) kanë apo jo sasi nitratesh mbi normë. Sipas Panaritit, qytetarët nuk duhet t’i besojnë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit për shkak të mungesës së transparencës.
Ja çfarë shkruan Panariti:
Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vete analizat e ushqimit në shtepi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi pjeper). A mundet që te kete teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që keto mbetje kimike, krijojnë per shendetin? Me shumë mundesi që po! Kjo sepse te dhenat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione! Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara. Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” nje tip “kanoceje” të cilën ata që kanë mundesi e blejnë online në Ebay apo Amazon! Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja!
Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptareve nuk kanë mundesi te blejnë aparatura “online”, prandaj po ju tregoj se si mundet ti zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë!
Ja se si?
Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni ne nje tas me uje. Lereni per 10 minuta! Nese uji ngjyroset ne rozë, atehere shalqini ka nivele te larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyre, shalqini eshte ne rregull. Po keshtu, nese copa lundron ne sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte ok…
Edhe njehere keto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zevendsojne analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh.