Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë.
Babai i saj është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuante.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë Gjosha përmes një postimi në Facebook të një dedikimi mjaft prekës.
Teksa publikon një foto familjare, ajo shkruan se babai ishte heroi i saj dhe modeli më i mirë që mori në jetë.
“Dua të të kujtoj kështu siç je këtu, në ditën më të lumtur të jetës tënde. Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time. Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shumë sa nuk di se si do arrij të shërohet. Ti je heroi im, modeli më i mirë që unë mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë. 🙏🙏🙏”, shkruan Gjosha.