Extra “Shkatërrova gjithçka”, Tiziano Ferro shpërthen në lot pasi stonoi në “Sanremo”)

“Shkatërrova gjithçka”, Tiziano Ferro shpërthen në lot pasi stonoi në “Sanremo”)

Mbrëmë u mbajt nata e parë e festivalit të famshëm italian “Sanremo”, i cili po pritet prej ditësh me padurim dhe është komentuar gjatë në media.

Këngëtari i njohur Tiziano Ferro ka realizuar ëndrrën e tij prej kohësh për të marrë pjesë në këtë festival kaq të famshëm dhe e ka nisur performancën e tij me këngën “Almeno tu nell’ universo”, e cila u këndua në “Sanremo” nga Mia Martini në vitin 1989.

Mirëpo, duket se emocionet kanë bërë të vetën, duke e penguar këngëtarin të performojë siç duhet.

Ai ka stonuar gjatë performancës së tij dhe ka shpërthyer në lot.

Duke harruar që kishte një mikrofon, këngëtari iu kthye prezantuesit me lot në sy: “Shkatërrova gjithçka”, ndërkohë që publiku po e duartrokiste.

Në përfundim të performancës Tiziano tha se kjo ishte një ndër këngët më të vështira dhe nuk ia doli dot, por të paktën e provoi.

Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme: