Një shqiptare 24 vjeçe, e cila prej vitesh jeton në Kretë të Greqisë, ka fituar një pozicion të lakmuar pune në Kretë, ku do të prezantojë një prej emisioneve më të njohura.
Ish-Miss Albania 2016, Kristiana Skura do të zëvendësojë për sezonin e ri bukuroshen greke Ioanna Maseskou, duke prezantuar kështu emisionin “Kalo Mesimeri” (Mirëmbrëma), në kanalin “Krititi tv”, pjesë e rrjetit “SKAI”.
Skura nuk është e panjohur për publikun grek, pasi ajo u prezantua përmes pjesëmarrjes së saj në një tjetër program, ku bëri përshtypje me bukurinë e saj natyrale, por edhe trupin.
Bukuroshja brune u rrit në Rodos dhe është me origjinë nga Lezha. Në vitin 2016 ajo fitoi titullin e Miss Albania, ndërsa ka studiuar në Departamentin e Teknologjisë Ushqimore.