Ish presidenti i Perusë, Alan Garcia, tentoi të vetëvritet para se policia të arrijë në shtëpinë e tij për ta arrestuar në lidhje me akuzat për ryshfet.
BBC raporton se ish presidenti Garcia e qëlloi veten në qafë dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.
Ai është akuzuar për marrjen e ryshfetit nga kompania ndërtuese braziliane Odebrecht. Hetuesit thonë se ai mori ryshfet nga kompania gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, lidhur me një projekt të ndërtimit të linjës së metrosë në kryeqytet.
Por, zoti Garcia ka thënë se ai është viktimë e persekutimit politik.
Alan Garcia ishte presidenti nga viti 1985 deri në vitin 1990, ndërkaq fitoi edhe një mandat tjetër pesëvjeçar në vitin 2006 deri më 2011.
Kompania Odebrecht është në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në Amerikën Latine. Në bazë të një marrëveshje të pranimit të fajësisë në vitit 2016 me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, kompania pranoi që u ka paguar zyrtarëve të korruptuar në mbarë Amerikën Latine rreth 800 milionë dollarë në këmbim të kontratave të mëdha të infrastrukturës.