Aktualitet “Ishim kushërinj”, babai i autorit të krimit në Korçë rrëfen çfarë di...

“Ishim kushërinj”, babai i autorit të krimit në Korçë rrëfen çfarë di nga ngjarja e rëndë

Policia arrestoi Devis Hotin si autor të dyshuar të vrasjes së Flamur Duçit në Mborjes të Korçës gjatë mëngjesit të djeshëm.

Blutë e Korçës dyshojnë se krimi ndodhi pas një sherri të çastit, ndërsa autori tentoi të digjte trupin e viktimës pasi e goditi disa herë me thika.

Babai i autorit të dyshuar Sokol Hoti shprehet për Abc News  se ata ishin kushërinj me viktimën dhe se nuk kanë patur konflikte të mëparshme.

“Me viktimën binim kushërinj. Djali ka qenë në shtëpi mëngjesin e djeshëm dhe kemi patur marrëdhënie normale me shtëpinë e flamurit. Policia na e mori djalin edhe ne dhamë deklaratën tonë në polici”, shprehet babai Devis Hotit për abcnews.al.

48-vjeçari Flamur Duçi u ekzekutua mëngjesin e djeshëm pranë godinës së biznesit të tij. Sipas dëshmitarëve, Duçi u gjet i therur me thika dhe me shenja djegieje në kokë.

Dyshohet se pasi e vrau, i riu ka tentuar të djegë trupin e viktimës.