Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka njoftuar mbi përdorimin apo blerjen e dy produkteve që shërbejnë për të konsumuar ushqimet në markete apo dyqane të ndryshme.
ISHMT thotë se produkti “Gota silikoni” dhe “Pjatë silikoni”, pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, në Finlandë, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të përbëresve organikë volatile, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.
Për këtë, ISHMT kërkon që të shmanget blerja e tyre dhe të gjithë ata qytetarë që i kanë blerë t’i kthejnë në dyqanet përkatëse.
Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar!
Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar, në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 486603, për produktin “Gota Silikoni”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Finlandë, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të të përbëresve organikë volatile ( 1.6%), duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: GOTA SILIKONI
Emri i produktit në etiketë: SILICONE SNACK CUP
MARKA: MUSHIE
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0810052461441, Art.2340124
——-
Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar, në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 486603, për produktin “Pjata siliconi ”, i cili pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Finlandë, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të të përbërësve organikë volatile ( 1.6%), duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: PJATA SILIKONI
Emri i produktit në etiketë: SILICONE SUCTION PLATE
MARKA: MUSHIE
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0810052460536, Art.2320031
!!!KUJDES!!!
Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë!