Një autobus me 22 gra, i bllokuar në vijën kufitare që ndan Hungarinë me Serbinë, ka hyrë në Republikën e Serbisë për të marrë rrugën e kthimit në atdhe.
Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi, e cila kishte marrë informacion dje për autobusin e bllokuar që vinte nga Belgjika dhe do të kthehej në Shqipëri.
“Me të marrë njoftimin, Ambasada veproi duke ndjekur procedurën e përcaktuar nga autoritetet kompetente serbe, MPJ dhe MPB, prej gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Falë bashkëpunimit autobusi mundi të hyjë në Republikën e Serbisë dhe të marrë rrugën e kthimit në atdhe”.
Ministria e jashtme informon se Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, janë në gjendje gatishmërie 24 orë për t’ju përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve shqiptarë.