Pas përfundimit të ndeshjes së sotme në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë Krujës, ku Kastrioti mposhti Kukësin me përmbysje, me rezultatin 2-1, klubi verilindor ka shkarkuar nga detyra trajnerin Ramazan Ndreu.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verilinor nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndërsa si shkak mësohet se është bërë qëndrimi pasiv i Ndreut në pankinë.
Njoftim i Klubit!
FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.