Ishujt e Egjeut do të bëhen zonat e para pa Covid-19 të Greqisë ndërsa përpjekjet e vaksinimit intensifikohen në destinacionet turistike duke shpresuar për një fluks vizitorësh gjatë verës.
Autoritetet kanë premtuar se të paktën 69 ishuj do të vaksinohen plotësisht deri në fund të Prillit. Sipas skemës, konceptuar me ndihmën e forcave të armatosura, shpërndarja e mijëra vaksinave në ishujt e largët do të rritet në javët e ardhshme.
Ndërsa qendrat urbane në të gjithë Greqinë përpiqen të frenojnë valën e tretë të infeksioneve të koronavirusit që tani përhapet në të gjithë Evropën, ishujt e gjerë të vendit kanë mbetur jashtëzakonisht të paprekura nga kriza.
Që nga fillimi i pandemisë është regjistruar vetëm një rast dhe autoritetet kanë ndjekur një regjim të ashpër duke testuar të gjithë qytetarët.
45% janë nën moshën 18 vjeç dhe të gjithë ata do të marrin dy doza. Në ishullin Patmos, i njohur për njerëz të famshëm, pelegrinë fetarë dhe elita rreth 3,100 njerëz shumica mbi moshën 60 janë vaksinuar me një dozë.
Ministri grek i turizmit, Haris Theoharis ka bërë të ditur se sezoni turistik do të hapet në 14 maj dhe se fokusi nuk është vetëm në ishuj, por e gjithë Greqia duke qenë një destinacion i sigurt.