Helena Kadare ishte e ftuar në një event kushtuar letërsisë dhe turizmit Muzeun Arkeologjik të Durrësit, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të shkrimtarit Bashkim Hoxha dhe publikut që ndodhej në sallë, duke zbuluar edhe vendimin për të braktisur Francën.
Helena Kadare tregoi se ajo dhe partneri janë lodhur nga jeta e Parisit, i cili humbi gjithashtu “shkëlqimin” për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Ndaj, çifti ka zgjedhur të jetojë përfundimisht në Shqipëri. Tashmë, jeta e tyre është mes Tiranës dhe Durrësit.
Kujtojmë se para një viti, përmes një dekreti të veçantë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar me titullin prestigjioz Oficer i Madh i Legjionit të Nderit.
Ky çmim e rendit atë në mesin e 250 personaliteteve të shquara botërore që vlerësohen nga shteti francez.