Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1911, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit, gjatë vizitës së tij në Vjenë, mbi marrëdhëniet turko-shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Vjenë, 14 korrik.
Deputeti shqiptar Ismail Bej Qemali, i intervistuar, tha se paqja është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve.
Gjithçka që është thënë për një pajtim të afërt është larg së vërtetës.
Turqia nuk u ka bërë asnjë propozim shqiptarëve dhe deputeti parashikon që do të ketë ndërlikime serioze.
Qemal beu propozon të informojë kabinetet e Vjenës, Shën Petersburgut dhe Londrës mbi situatën e vërtetë.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania