Sport Ismajli: Nuk jam penduar që lashë Kosovën për Shqipërinë

Ismajli: Nuk jam penduar që lashë Kosovën për Shqipërinë

I pranishëm në konferencën për shtyp të kombëtares kuqezi përkrah Armando Sadikut, mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli theksoi edhe njëherë tjetër se nuk është penduar që la Kosovën për Shqipërinë, ndërsa shtoi se tre pikët në Islandë do të rikthenin fuqishëm kuqezinjtë në garën për kualifikimin në Euro 2020.

NDRYSHIM? “Paraqitjet e  mira të miat vijnë dhe me ndihmën e shokëve. Nuk e di nëse ka nevojë për ndryshim kjo skuadër, duhet të kemi harmoni dhe do të kemi sukses”.

SHQIPËRI-KOSOVË? “Nuk e di pse ma bëjnë këtë pyetje. Unë jam i lumtur këtu. Ishalla ata kualifikohen dhe ne do të rikthehemi dhe do ta kalojmë shpejt ngërçin. Nuk jam penduar për këtë zgjedhje”.

ISLANDA? “E njoh shumë mirë futbollin dhe e kam detyrim të shohë lojtarët kundërshtarë. Islanda nuk është siç ka qenë dhe ne kemi shpresat tona për të marrë pikë. Për mua nuk ka problem mund të luaj dhe me tre mbrojtësa”.

PLANI PERSONAL? “Ka pasur interesim nga skuadra të tjera, por tashmë jam i fokusuar këtu. Kemi kohë deri në gusht, do ulem me agjentin dhe do të shoh më të mirë për mua”.

KUALIFIKIMI? “Unë besoj se nëse marrin  tre pikë me Islandën ka shumë gjasa të kualifikohemi. Mund të mundim dhe Moldavinë dhe kemi gjasa për kualifikim. Do të shkojmë për fitore aty”.