E ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka lavdëruar publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muajt e fundit, bilanci në vendin fqinj po kthehet sërish në rritje, edhe pse graduale dhe më e kufizuar se ajo e Francës dhe Spanjës.
Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar 1912 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1786. Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale. Ndërkohë, viktimat e sotme janë 20, tre më pak se dita e djeshme.
Rajoni më i goditur është sërish Lombardia me 277 raste, ndjekur nga Kampania me 253 dhe Lacio me 230.