Kryesore “Do ketë përmbytje në fundjavë”, Mbrojtja Civile shkresë prefekturave: Merrni masa dhe...

“Do ketë përmbytje në fundjavë”, Mbrojtja Civile shkresë prefekturave: Merrni masa dhe njoftoni qytetarët

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar sot një shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend dhe i paralajmëron se do të ketë mot të keq. Në një njoftim për mediat, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se u është dërguar informacion prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu. Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe, Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim”, shtohet në njoftim.

Po ashtu u bëhet apel prefekturave për masa të menjëhershme parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale

“Vlerësoni zonat më të rrezikuara nga përmbytja, merrni masa për popullsinë. Njoftoni popullsinë për rrezikun dhe planifikimin e masave reaguese në rast përmbytje. Pushteti vendor të përcaktojë vendet e pa rrezikuara për zhvendosjen e popullsisë në rast rreziku. Kaloni në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal. Forcave të Armatosura dhe Policia Shtetit, në gatishmëri me kapacitetet e deklaruara për rastet e emergjencave”, shtohet në njoftim.