Koalicioni i së djathtës dhe i ekstremit të së djathtës kryeson sondazhet për zgjedhjet parlamentare të 4 marsit, megjithatë ka miliona zgjedhës që janë ende të pavendosur, referuar sondazheve të fundit të publikuara sot.
Ligji italian ndalon çdo publikim të sondazheve duke nisur nga sot në mbrëmje, kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet.
“Asnjë mundësi për arritjen e shumicës”, me këtë titull hapej sot e përditshmja së majtë “La Republica”.
“Nuk ka shumicë”, shprehej ”Corriera della Sera”.
Sipas kompanisë “YouTrend”, që realizoi gjysmën e sondazheve gjatë javës së fundit nga shtatë anketime të ndryshme, koalicioni i së djathtës dhe i së djathtës ekstreme kryesojnë me një diferencë të dukshme rivalët e tyre me 37,2% të votave, rezultat ky i pamjaftueshëm për të siguruar shumicën e deputetëve.
Brenda këtij koalicioni heterogjen ”Forza Italia” (e djathtë) është kredituar me 16,8 % të votave, ”Liga” e Matteo Salvinit (ekstremi i djathtë) 13,2% dhe ”Fratelli d’Italia” (ekstremi i djathtë) 4,7%.