Janë gjithmonë e më shumë në rritje shifrat e pandemisë në Itali, ku sot janë regjistruar 34282 persona të infektuar, në rritje nga dita e djeshme pak më shumë se 32 mijë.
Por ende më shqetësuese janë shifrat e viktimave, që sot ishin 753, nga 731 të 24 orëve më parë.
Ndërkohë, një raport i autoritetet shëndetësore italiane tregon se pacientët me COVID kanë zënë 42% të vendeve në terapi intensive, ndërkohë që të infektuarit me virusin pandemik përfaqësojnë 51% të gjithë atyre që janë shtruar në spital.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 7633 të infektuar, e ndjekur nga Kampanja me 3657 dhe Piemonte me 3281.
Situatë e rëndë edhe në Britani. Boris Johnson: Vajtojmë çdo jetë të humbur
Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar edhe 529 viktima dhe 19,609 raste të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundi, duke pësuar një rënie të lehtë prej 69 vdekje dhe 442infektime më pak krahasuar me të martën.
Me shifrat e fundit numri i përgjithshëm i vdekjeve shkon në 53,274 dhe numri i të infektuarve në 1,430,341 që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të qeverisë.
Anglia është në mes të një bllokimi kombëtar dhe në Skoci, Ministri i Parë Nicola Sturgeon ka futur 11 zona në izolim për herë të parë që nga futja e një sistemi rajonal të kufizimeve nga ora 6:00 të premten.
Uellsi ka dalë nga izolimi i përkohshëm, por ende po ndalon përzierjen më sociale në shtëpitë e njerëzve, ndërsa Irlanda e Veriut ka zgjatur izolimin.
Boris Johnson u pyet të mërkurën rreth goditjes së ashpër të Britanisë së Madhe nga COVID-19 dhe pranoi se vendi ishte “prekur keq”.
Duke iu përgjigjur pyetjes pse numri i vdekjeve është shumë më i lartë se 20,000, Johnson tha se kjo është një pandemi globale, që do të kalojë pranverën e ardhshme.
“Ne vajtojmë çdo jetë që ka humbur. Unë nuk kam absolutisht asnjë dyshim se ne do ta kalojmë këtë fuqimisht deri pranverën e ardhshme, siç kanë thënë këshilltarët shkencorë dhe zyrtarët mjekësorë. Ne kemi mjetet dhe kemi armët shkencore për ta bërë atë.”