Extra Miliona dollarë dhe shtëpi pushimi, çfarë përfiton Melania nëse divorcohet nga Donald...

Miliona dollarë dhe shtëpi pushimi, çfarë përfiton Melania nëse divorcohet nga Donald Trump?

Donald Trump po shkarkon të gjithë ata që i dalin kundër, por a do të jetë në gjendje të mbajë pranë gruan e tij, Melania Trump?

Këtë pyetje shtron revista “The Sun”, në artikullin e saj, ku i bën edhe një analizë fakteve që tregojnë se me largimin nga Shtëpia e Bardhë, Melania do të ndahet nga presidenti amerikan.

E nëse ndodh diçka e tillë ish-modelja me origjinë sllovene, në bazë të kontratës së saj paramartesore do të marrë me vete një shumë të majme prej 50 milionë dollarësh amerikanë.

Asaj do i jepet edhe kujdesi për djalin e tyre 14-vjeçar, Barron që ka pjesën e vet të shumës monetare, si dhe një rezidencë e përhershme dhe një shtëpi pushimi.