Italia ka humbur sulmuesin më në formë të momentit në kombëtare.
Mateo Retegui nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet ndaj Gjermanisë.
Futbollisti i Atalantës ka shfaqur probleme muskulore dhe për këtë arsye është larguar nga grumbullimi.
Retegui nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet në çerekfinalen e Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri Luciano Spalletti ka vendosur të mos thërrasë lojtar tjetër në vendin e tij.
Tekniku i “axurëve” beson se Moise Kean është zgjedhja ideale për ta zëvendësuar në majën e sulmit dhe ka besim total te lojtari i Fiorentinës.
Ndeshja e parë mes Italisë dhe Gjermanisë, do të luhet të Enjten, duke nisur nga ora 20:45, në stadiumin “San Siro”.