Suedia bëri surprizën në “San Siro” teksa bëri të mundur që Italia të mbetet jashtë Botërorit të Rusisë, diçka që “Të Kaltërve” nuk u ndodh që në vitin e largët 1958.
Eliminimi i 4 herë kampionëve të botës është lajmi i ditës jo vetëm për median italiane e suedeze, por edhe për atë evropiane. Kështu “Gazzetta Dello Sport” shkruan: FUND! Italia, jashtë Botërorit pas 60 viteve, ndërsa e përditshmja tjetër italiane “Corriere Dello Sport” shkon edhe më tej teksa kërkon largimin e të gjithëve.’ Të gjithë jashtë. Italia, pas 60 viteve nuk do të shkojë në Botëror. Të Kaltrit në lotë, Buffon kërkon ndjesë. Ventura largohet por nuk duhet të jetë i vetmi-shkruhet në faqen e parë të kësaj të përditshmeje. Është e kuptueshme që në Suedi atmosfera është krejt ndryshe nga ajo në Itali.
“Mrekulli në Milano-shkruan e përditshmja ‘Aftonbladet”, Suedia gati për kupën e botës pas përpjekjeve të mëdha ne San Siro. Në Francë, ‘L’Equipe’ i dedikon 3 artikuj eliminimit të Italisë. ‘Ciao Italia, arsyet e një apokalipsi. Ventura: U kërkoj falje të gjithë italianëve- lexohet në versionin online të saj.
Te “Marca” lexohet artikulli me titullin: ‘Mirupafshim Itali’. Suedia lë Të Kaltrit pa botëror për herë të parë në 60 vjet. Në Gjermani dhe Angli iu kushtua vëmenjdje Gianluigi Buffon që shpërtheu në lotë pas përfundimit të ndeshjes, ndërkohë që më pas deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja.
“Buffoni i hidhëruar shpërthen në lot”, thekson Bild. Tërmet në futboll. Italia, skuadra 4 herë kampione e botës nuk do të jetë në finalen e një Kupe Bote për herë të parë në 60 vjet. Kurse Daily Mail shkruan: Buffon largohet mes lotëve, ndërsa Italia hedh poshtë gjithçka: Të Kaltrit me dhimbje zemre, pasi dështojnë kualifikimin në botëror për herë të parë në 60 vjet.