Bota Italia kalon Kinën: 3.405 viktima, vetëm këtë të enjte 427 të vdekur

Italia kalon Kinën: 3.405 viktima, vetëm këtë të enjte 427 të vdekur

Shifrat e vdekjeve nga COVID-19 në Itali vazhdojnë të jenë tmerrësisht të larta.

Këtë të enjte janë regjistruar 427 viktima më shumë në raport me një ditë më parë.

Për fat të keq Italia tani ka kaluar zyrtarisht Kinën si vendi me shifrën më të lartë të viktimave nga koronavirusi në botë.

Në total tani Italia regjistron 3405 viktima, ndërsa Kina ka 3245.

Vendi ynë fqinjë ka 175 viktima më shumë sesa Kina, shteti ku “lindi” COVID-19.

Rajoni me shifrat më dramatike në Itali është Lombardia, aty ku kanë gjetur vdekjen 2168 persona, 209 viktima më shumë se një ditë më parë.

Në total rezultojnë 33190 persona pozitiv me COVID-19, ndërsa në 24 orët e fundit vijnë lajme të mira nga të shëruarit, numri i të cilëve ka shkuar në 4440, ose 415 më shumë se një ditë më parë.