Rikthehet rritja e numrit të vdekjeve ditore nga koronavirusi në Itali pasi dy ditë më parë pati zbritur nën 300: sot viktimat janë 382 persona, në rritje edhe me 333 viktimat e djeshme. Numër pozitiv ishin sot rastet e reja në krahasim me tamponët e shumtë të bërë.
Numri total i rasteve të identifikuara me koronavirus në Itali (megjithë 2.324 tamponët pozitivë sot) kalon shifrën 200.000. Dhe nga këta, mbi 105 mijë konsiderohen ende pozitivë 54%. E dhëna italiane është në të njëjtën linjë me atë franceze (58%), por shumë më e lartë se e Spanjës (35%) dhe sidomos me Gjermaninë (22%). E thënë me fjalë të tjera, duke krahasuar të shëruarit, në Itali janë shëruar vetëm 34% e të shëruarve, në Spanjë 54%, në Gjermani 73%. Ndërsa Franca është në kuotën 27%, por epidemia ka ardhur pas Italisë. Në Francë, vdekshmëria është më e lartë se në Itali dhe pothuajse ka arritur Spanjën për numrin e viktimave.
Ndërkohë, të dhënat e Mbrojtjes Civile sjellin një rënie të personave të shtruar. Në terapitë intensive sot gjenden 1863 persona, 93 më pak se dje. Janë shtruar me simptoma 19723 persona, 630 më pak se dje. Në izolim shtëpiak janë 83619 persona (+115 në krahasim me dje).
Të shëruarit kapin kuotën 68.941, me një rritje në 24 orë prej 2.317 personash (dje ishin deklaruar të shëruar 1696 persona).