Janë vetëm 178 raste të reja me koronavirus në Itali gjatë 24 orëve të fundit, e dhëna më e ulët që nga nisja e pandemisë. Janë në ulje edhe rastet nga Lombardia, që sot regjistron 50 (28% e rasteve të reja), por që mund të jetë edhe efekt i pak tamponeve të bëra në krahasim me ditët e kaluara. Megjithatë, raporti mes tamponëve të bërë dhe rasteve të identifikuar është në minimum.
Viktimat në 24 orët e fundit janë 60. Asnjë viktimë nuk është shënuar në rajonet Vale d’Aosta, Trentino Alto Adige, Veneto, Marle, Umbria, Molise, Basililata, Kalabri dhe Siçili.