Për të katërtën ditë radhazi janë në ulje rastet e reja me Covid-19 në Itali: 170 sot, ndërsa dje ishin 255. Megjithatë, për efekt të fundjavës, ashtu siç çdo të hënë, janë bërë edhe më pak tamponë.
Për të katërtën ditë radhazi është i qëndrueshëm edhe numri i viktimave: 5 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke vajtur në një total prej 35.112 viktimash. Ndërkohë, edhe Lombardia, zona më e goditur nga virusi nuk shënon asnjë vdekje nga virusi. (Vlen të theksohet se në vendin tonë sot janë shënuar 6 viktima nga Covid-19)
Të shëruarit janë 147 (dje ishin 126), dhe në total janë 198.593.