Pothuajse 11 muaj pas fillimit të pandemisë, Italia tejkalon pragun e një milion rasteve me COVID-19. Totali i të infektuarve, përfshirë të shëruarit dhe viktimat, tashmë ka arritur në 1 028 424.
Sot u regjistruan 32 961 infektime të reja dhe 623 viktima në 24 orët e fundit, që e çojnë totalin e këtyre të fundit në 4 2953.
Në kujdes intensiv është tejkaluar, gjithashtu, pragu i 3 000 pacientëve, me + 110 në 24 orët e fundit, duke arritur në 3 081 pacientë.
Kufiri maksimal mbetet ai i 3 prillit me 4 068 të shtruar në kujdesin intensiv.
“Spitalet janë tashmë pranë kolapsit, për shkak të mungesës së personelit dhe shtretërve përballë fluksit anormal të pacientëve, si pasojë e përhapjes së shpejtë dhe marramendëse të COVID-19”, sipas një letre të hapur, e firmosur nga mjekë të brendshëm, gjeriatër dhe infermierë të Mjekësisë së Brendshme.
“Situata në spitale është dramatike”, shprehen ata.