Sport Italia vuan 90 minuta ndaj Austrisë, por i mbyll llogaritë në shtesë

Italia vuan 90 minuta ndaj Austrisë, por i mbyll llogaritë në shtesë

Italia vuan përballë Austrisë, por ia del të kualifikohet pas fitores 2-1 në kohën shtesë, falë gola të Chiesa-s dhe Pessina-s.

Takimi nis me ritëm shumë të lartë nga ana e “të kaltërve”, ndërsa shfaqin freski fizike përballë austriakëve që ngjeshen mirë në prapavijë.

Në minutën e 32 Ciro Immobile i afrohet atij që do të ishte një realizim spektakolar. Goditja e befasishme e sulmuesit lacial gjen vetëm shtyllën.

Italian provon përgjatë gjithë kohës, por e ka të vështirë të thyejë mbrojtjen austriake. Në pjesën e dytë, italianët shokohen kur Arnautovic shënon me kokë, por pozicioni i sulmuesit austriak është i parregullt. VAR i rikthen frymën italianëve që gjithsesi ndjejnë lodhjen në minutat e mbetura dhe i drejtohen shtesës.

Chiessa, i sapofutur në fushë, kthehet në hero për Italinë kur shënon golin e zhbllokimit pasi shfaq aftësi të shkëlqyera me topin. Të kaltrit çlirohen plotësisht kur gjejnë edhe golin e dytë me Mateo Pessinën që vulos kualifikimin. Në minutën e 114, Kalajdzic ngushton diferencën, por vetëm kaq pasi Italia arriti të mbajë fitoren.

Përballë Italisë në çerekfinale do jetë një mes Portugalisë dhe Belgjikës.