Sport Hakmarrje shqiptare në Wembley për Arnautoviç

Hakmarrje shqiptare në Wembley për Arnautoviç

Sulmuesi i Austrisë, Arnautoviç zuri faqet e para të gazetave sportive, për fyerjen që i bëri lojtarit të Maqedonisë së Veriut, Alijovski në ndeshjen e parë të Euro 2020.

Për këtë “shkelje” UEFA vendosi atë ta pezullonte me një ndeshje. Ai kërkoi falje për fyerjen, por duket se kjo gjë nuk përfundon këtu.

Në ndeshjen e 1/8 që Austria u përball me Italinë ka ardhur dhe “hakmarrja” shqiptare nga shkallët e Wembley.

Në stadium u shfaq një tifoz shqiptar me një banderolë ku shkruhej “Arnautoviç të fala mamit”. Gjithashtu, në këto momente Austria po eliminohet nga Italia.