Një fëmijë emigranti u godit me shkelm në bark në mënyrë brutale nga një burrë vetëm sepse iu afrua karrocës së djalit të këtij të fundit.
Ngjarja ndodhi në qendër të Cosenza të Italisë. Fëmija me origjinë afrikano veriore u shpëtua nga kalimtarët e rastit të cilën morën në telefon 118.
Për ngjarjen po heton policia, e cila konfiskoi pamjet e kamerave në zonë për të rindërtuar skemën e incidentit dhe për të identifikuar autorin.