Një hotel në Tenerife është bllokuar nga autoritetet pasi një turist italian që qëndronte aty rezultoi i prekur me koronavirus. Për këtë arsye rreth 1000 pushuesve në këtë hotel iu është kërkuar që të qëndrojnë në karantinë brenda kompleksit.
Sipas mediave lokale, hoteli i bllokuar quhet H10 Costa Adeje Palace dhe frekuentohet shumë nga turistët britanikë në këtë periudhë të vitit.
Policia ka rrethuar të gjithë zonën përreth hotelit dhe nuk lejon askënd që të hyjë dhe të dalë prej aty, me qëllim për të parandaluar përhapjen e virusit.
Turisti italian që rezultoi i prekur me koronavirus, vinte nga rajoni i Lombardisë dhe qëndroi në hotel për disa ditë së bashku me të shoqen. Ai iu drejtua një qendre shëndetësore pasi nuk ndjehej mirë. Në këto momente ai ndodhet në spitalin universitar të “Nuestra Señora de Candelaria” në Santa Cruz.