Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një postim falenderues për një qytetar italian, i cili ka interpretuar himnin e Shqipërisë me fyell, në ballkonin e apartamentit të tij, në shenjë falendeuese për shqiptarët, të cilët i konsideron vëllezër, për dërgimin e mjekëve.
“Kam marrë me shumë kënaqësi e kthyer me po aq përunjësi falenderime, mijëra mesazhe nga Italia, që nga kryeministri, ministra e lider partish, senatorë, deputetë, tek njerëz të kulturës e të sportit dhe njerëz të panjohur, që kalonin sms e tyre përmes shqiptarësh në Itali, të cilët edhe ata më kanë shkruar pafund nga ana e tyre…
Por, kur më erdhi dorë pas dore mbrëmë vonë, KJO VIDEO E BËRË NË BALLKON NGA NJË QYTETAR ITALIAN, JAM DRITHËRUAR FORT dhe në pamundësi për t’ia dhënë dot drejtëpërdrejtë, falenderimin e thellë që meriton ky njeri i panjohur, JAM I BINDUR SE TË GJITHË JU, DO TË BASHKOHENI ME MUA, duke e ndarë me të tjerë këtë perlë të rrallë, derisa do Zoti i mbërrin në dorë me një #GRAZIEdiCUOREdalALBANIA, dikujt që e njeh këtë zotëri fisnik”, shkruan Rama, ndërsa bashkëngjitur ka ndarë edhe videon.