Bota Ivica Daçiç thotë se një tjetër shtet e ka tërhequr njohjen e...

Ivica Daçiç thotë se një tjetër shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Serbia vazhdon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se shteti afrikan i Togos ka marrë vendimin për të tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Togo është shteti i 15-të që tërheq njohjen. Shteti afrikan e ka njohur Kosovën më 3 korrik të 2014-ës.

Daçiç thotë se synimi i tij është që të ulë numrin e njohjeve të Kosovës nën gjysmën e shteteve anëtare të OKB-së.

Fushata agresive e Daçiç ndaj Prishtinës vijon në një kohë kur bisedimet midis dy shteteve kanë ngecur. Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Beogradit kundër pavarësisë.