Bota Izraeli do të vendosë masën e izolimit total për herë të dytë

Izraeli do të vendosë masën e izolimit total për herë të dytë

Izraeli do të vendosë sërish masën e izolimit total për të frenuar pikun e ri të rasteve me koronavirus.

Komisioni shtetëror për Covid-19 i ka propozuar qeverisë një masë të tillë që pritet të zbatohet duke nisur nga e diela. Faza fillestare e izolimit të dytë do të zgjasë dy javë dhe gjatë kësaj periudhe do të shënohet viti i ri hebre.

Nëse do të ketë efektin e shpresuar, masa strikte kufizuese do të lehtësohet gradualisht. Në 24 orët e fundit, Izraeli shënoi 4 mijë raste të reja me koronavirus, një rritje e konsiderueshme krahasuar me një ditë më parë.

Në total, ky shtet numëron 146 mijë të infektuar dhe më shumë se 1 mijë viktima. Izraeli bëhet shteti i parë i botës që vendos masën e izolimit për herë të dytë për të luftuar pandeminë.