Aktualitet Lleshaj: E sigurtë që nuk do të jem më ministër

Lleshaj: E sigurtë që nuk do të jem më ministër

Ministri Sandër Lleshaj ka bërë, nga Vlora, një deklaratë të fortë. Ai bëri me dije se është e sigurt që nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Brendshme.

Lleshaj nuk saktësoi nëse ka ndërmend të japë dorëheqjen, apo nëse do ta çojë deri në fund të përfundimit të mandatit detyrën e tij, si titullar i Ministrisë së Brendshme.

“Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se nuk do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, tha Lleshaj gjatë prezantimit të strukturës së re të policisë në Vlorë.

Deklarata e Lleshaj vjen disa ditë pas asaj të ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila gjithashtu konfirmoi se nuk do të jetë më në këtë detyrë, në përfundim të këtij mandati.