Çdo dilemë ka filluar të zgjidhet për tifozët e Juventusit, përsa i përket trajnerit të ri. Të gjitha mediat italiane janë në një mendje dhe e bëjnë Sarrin, teknikun e ri të bardhezinjve.
Tashmë Juventusi dhe formacioni i skuadrës do të ndryshojë me mentalitetin sulmues të teknikut italian.
“Sky Sport” bën një analizë dhe tregon se cilët do të jenë lojtarët, që do të qëndrojnë dhe ata të cilët do të kërkojnë të ardhmen e tyre në një klub tjetër.
Sarri është i “dashuruar” me skemën 4-3-3 dhe për të, ata që nuk lëvizin nga Juventusi janë: Shezni, Rugani, Kielini, Pjaniç, Emre Çan, Bentankur, Aleks Sandro, Ken, Bernadeski dhe natyrisht Ronaldo.
Nga ana tjetër të sakrifikuar mund të jenë Kanselo, De Shiljo, Spinacola, Kedira, Matuidi, Dagllas Kosta, Manxukiç dhe Kuadrado. Për Dibalën do të jetë një diskutim i gjatë, i cili do të varet dhe nga ofertat që do të vijnë për të.