Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, në një prononcim para gazetarëve në nisje të seancës në Kuvend, i qëndron deklaratave të tij se amnistia penale është një pazar mes mazhorancës dhe Rithemelimit.
Basha e cilësoi aleancë anti-SPAK, duke thënë se pazari është bërë për të zyrtarët e korruptuar.
“Pothuajse asnjë protestues nuk përfiton dhe për këtë mjafton të shihnit analizën e PD të pazarit të bërë në fshehtësi. Që përfitojnë me këtë propozim të dënuar nga SPAK kjo është evidente dhe mjafton të shikoni shënimin tim. Fakti është i thjeshtë, aleanca anti-SPAK kjo është përpjeke për të kthyer opozitën në një aneks të mazhorancës. Ja ku u katandis revolucioni, në një Pazar me Edi Ramën për të liruar zyrtarët e korruptuar”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha.