Ish punonjësi i policisë Arben Bilali është ekzekutuar mesditën e kësaj të mërkure në një atentat disa metra larg banesës së tij, në zonën e Selitës.
Sipas dëshmitarëve, por edhe nga verifikimet paraprake të policisë, 50-vjeçari Bilali është qëllua teksa ishte duke lëvizur në këmbë, ndërsa ndërroi jetë në spitalin ushtarak. Autorë të kësaj vrasje dyshohet se janë tre persona, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe vetëm pak metra më tej i priste një makinë, targa e të cilës duke u verifikuar nga uniformat blu.
Bilali kishte humbur më parë edhe dy vëllezrit e tij në 1997 dhe 2010 në dy atentate të ndryshme, Bujar Bilali u vra në një vit të mbrapsht si 1997, ndersa vëllai tjetër Leonardi, ish mundës i Dinamos, u qëllua për vdekje në gusht të vitit 2010. Në maj 2010 Arben Bilalit i ishte bërë një tjetër atentat të cilit i shpëtoi.
Ndërkohë deri më tani sipas burimeve për Vizion Plus, bëhet me dije se është ndaluar dhe po merr në pyetje nje person rreth të 30-ve. Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur përgjatë zonës, dhe dyshohet të jetë i përshirë në atentat.