Histori Ja me sa vite burg u dënuan dy shqiptarët që tentuan të...

Ja me sa vite burg u dënuan dy shqiptarët që tentuan të vrisnin mbretin Zog në Vjenë

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Excelsior” ka botuar, të dielën e 4 tetorit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me dënimin e autorëve të atentatit ndaj mbretit Zog në Vjenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Dënimi i autorëve të atentatit kundër Ahmet Zogut të Shqipërisë

“Gjeloshi (Ndok) dhe Aziz Çami (majtas) në vendin e të akuzuarve.

Gjyqi i dy studentëve shqiptarë që u përpoqën të vrasin mbretin Ahmet Zogu në Vjenë dhe vranë ndihmësin e tij të oborrit mbretëror përfundoi në Ried.

Gjeloshi u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Çami me tre vite.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania