Aktualitet Ja pse Shqipëria rrezikohet nga aktet terroriste

Ja pse Shqipëria rrezikohet nga aktet terroriste

Në Top Talk sot ishte i ftuar gazetari Artan Hoxha që foli për skenarët e akteve terroriste ndaj të cilave është e ekspozuar Shqipëria, nisur edhe pas lajmit se anëtarët e një grupi terrorist iranian të drejtuar nga drejtues të lartë të QOUDS (Shërbimi Sekret Iranian) do të kryenin akt terrorist ditën e Nevruzit në Tiranë, kundër xhihadistëve të MEK, opozitës iraniane që strehohet në Shqipëri.

Gazetari Artan Hoxha tha se një skenar i tillë pritej që kur në Shqipëri u mor vesh se do vinte një numër kaq i madh i muxhahedinësh nga Iraku.

Sot janë diku te 2700, sigurisht që kjo gjë u paralajmërua që atëherë. Një shtet si Irani që ka të identifikuar si armik kryesor, muxhahedinët, është krejt normale që ata ta mbajnë nën survejim, të organizojnë akte sabotazhi për ta dëmtuar atë në mënyrë që t’i ofrojnë siguri regjimit që kanë brenda.

Për fat të keq Shqipëria përfshihet në këtë lojë sepse është territori ku është vendos MEK-u dhe këtu lindi gjithë ky skenar.”, tha ai.

Ndërsa lidhur me deklaratën që drejtori i policisë, Ardi Veliu bëri për këtë çështje ai tha: “Në fakt ai bëri publike një agjendë e cila ishte zhvillua për 3 vite rresht dhe mesazhi që unë kuptova ishte se autoritetet tona po paralajmërojnë dikë me qëndrimin që mbajtën, pra që ata e kanë zbuluar këtë celulë, që kanë zbuluar planin e shërbimeve iraniane në Shqipëri, që ata e dinë se kush fshihet pas kësaj celule , ata e kanë marrë në mbrojtje territorin dhe sigurisht të jeni të sigurt se pas kësaj nuk është vetëm policia e shtetit shqiptar, sepse mos harroni që Shqipëria mund të bëjë veprime brenda territorit të vetë. Aty kemi të bëjmë me një konflikt, me një histori spiunazhi, zbulimi dhe sabotimi. Pra ne mund të bëjmë hetime brenda territorit tonë, pjesa tjetër: rekrutimi brenda radhëve të MEK, informacioni që vjen nga brenda MEK, i kalon caqet tona, nuk i kemi kapacitetet për një operacion të tillë”.

Por sa e lartë është rrezikshmëria që këto akte terroriste të ndodhin në Shqipëri?

Tentativat janë bërë. Kujtoj që në vitin 2015 u publikua një lajm që dy pjesëtarë të shërbimeve sekrete iraniane kishin tentuar të hynin në Shqipëri për të bërë një atentat ndaj drejtuesve të MEK. Për fat të mirë shërbimet franceze kishin interceptuar, njoftuan autoritetet tona dhe ngjarja u parandalua.

Fillesat e këtij procedimi i ka pas ndeshjes së Shqipërisë me Izraelin, ku u bë një krehje e të gjithë territorit për shkak të alarmit që pati atëherë për një akt terrorist, i cili e kishte urdhrin nga kalifati i ISIS në Siri dhe që aty nisi procedimi. Në Shqipëri në terren veproi njësia e antiterrorit në bashkëpunim edhe me rrjetin informativ që ata kanë patur arritën të identifikonin një grup personash që mesa di unë janë 15, por ne pamë vetëm 4 dhe dy të tjerë që janë deportuar vjet në rastin e 22 mars 2018 kur ishte ceremonia e Sulltan Novruzit. Pra numri ka qenë shumë i madh in personave që kanë qenë në vëzhgim e përgjim, është mbledhur informacion për ta, është hetuar për ta, prandaj, në Shqipëri nuk kemi arrestime konkrete dhe nuk kemi vepër penale konkrete sepse është punuar shumë për parandalim, që ngjarja të mos ndodhë.

Antiterrorit tonë me ndryshimet që janë bërë në ligj i ka kaluar e drejta që të kryejë veprime të tilla, plus që shërbimi informativ nuk ka tagrin e oficerit të policisë gjyqësore, pra nuk të bëjë arrestime, shoqërime gjë të cilën anti terrori e ka, prandaj 2 operativët iranianë që erdhën si gazetarë festën e kaluar të Sulltan Novruzit u kapën te hyrja e Kryegjyshatës prej shërbimit të antiterrorit, por nga punonjës civil, prandaj dhe ngjarja atëherë kaloi në heshtje.

Nga zbulimi i kësaj skeme në 19 dhjetorit të vitit të kaluar, ish këshilltari i sigurisë i Trump, John Bolton bëri publik lajmin që duhet ta bënte Shqipëria dhe tha që Shqipëria ka shpallur non grata ambasadorin dhe një zyrtar tjetër iranian pikërisht për implikimin në këtë histori, në këtë celulë që kishte qëllim goditjen e MEk i cili është i vendosur në Shqipëri.

Në momentin që MEK u vendos në Shqipëri partnerët tanë strategjik, SHBA dhe aleatë të NATO na garantuan siguri për MEK”, shpjegoi Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha shtoi më tej se për sa kohë që MEK dhe muxhahedinët do jenë në territorin e Shqipërisë, vendi është target për tu rrezikuar nga akte të tilla.

Sepse asnjëherë regjimi iranian nuk do heq dorë nga goditja shpërbërja dhe asgjësimi i asaj organizate. Pastaj nuk e di nëse në Iran do ndryshojë regjimi, që edhe Shqipëria të shpëtojë. Duke u marrë me ngjarjen në Shqipëri edhe informatorët që po jepnin informacion për celulën u zbulua dhe u parandalua goditja në Paris, nga Shqipëria shkoi informacioni që pastaj në Paris u bë e mundur që të mos goditej takimi kryesor që bëjnë drejtuesit e lartë të MEK. Dhe kur përfshihesh në një skemë kaq të madhe gjeopolitike, strategjike, sigurisht që nuk janë këllqet e Shqipërisë të përballojë një nivel të tillë rrezikshmërie. Por fakti që ne kemi marrë garanci nga partnerët, për mos të thënë edhe që kjo deklaratë, nisur nga mënyra se si ishte formuluar, detajet që jepte, është një mesash që aleatët tanë po ia japin dikujt nëpërmjet nesh.

Duhet të them edhe këtë që shërbimet iraniane, ndryshe nga të tjerat kanë bërë goditje selektive, pra kanë goditur elementë të përcaktuar, nuk kanë vendosur një bombë për të krijuar terror’, tha ai më tej.

Artan Hoxha shpjegoi më tej se objektiv në rast sulmesh të tilla nuk janë shqiptarët, por muxhahedinët: “Shqiptarët janë dëm anësor, sepse objektiv i tyre është MEK, dhe ky i fundit është i vendosur në Shqipëri dhe t’i nuk i shmang dot shqiptarët sido që të jetë. Dua të theksoj që shërbimet iraniane këto vitet e fundit ja kanë dalë në 4 raste që të asgjësojnë drejtues të lartë të MEK. Në Shqipëri ka pasur vetëm tentativa , por pa sukses për ta.

Por pjesëtarë të kësaj celule kanë kryer akte rikonicioni (përgatitje e një atentatit) , që domethënë kanë ardhur kanë parë vendin se ku mund ta bëjnë, kanë ndjekur lëvizjet e personave që ata duan të godasin, kanë marrë informacione lëvizjet e tyre në mënyrë që të bëjnë goditjen. Dhe përfshirja edhe e grupeve të strukturuara të krimit të organizuar është bërë pikërisht për këtë gjë që të mos lënë gjurmë dhe që bazën logjistike, armët, mjetet motorrike t’i sigurojnë nëpërmjet krimit të organizuar. Kjo është një mënyrë tipike e shërbimeve sekrete”.