Me këtë sasi marijuane, i gjithë Mynihu do ishte bërë “dru” së paku nga tre herë secili banor.
Plot gjysmë ton marijuanë e ardhur nga Shqipëria në drejtim të Mynihut u kap një vit më parë.
Tashmë sasia është djegur.
Një zyrtar i doganave tha se bëhet fjalë për 3.8 milionë njësi konsumi.
Sipas tij, kjo marijuanë ka një cilësi shumë të mirë.
Vlera e saj në treg është 5 milionë euro.
Një sistem special filtrash nuk lejon që punonjësit e inceneratorit të bëhen ‘dru’.
Banorët e Mynihut do të përfitojnë nga kjo djegie, pasi ajo do kthehet në energji dhe ngrohje.