Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila mori mbështetje në mbarë botën për solidaritetin e treguar ndaj myslimanëve pas sulmeve të fundit terroriste në dy xhami në Christchurch, tha se ajo nuk e priste që më vënien e shamisë në kokë të ofronte një ndjenjë të tillë të sigurisë në mesin e myslimanëve.
Ardern foli në një program në televizionin australian Ten Network, ku aty pra shpjegoi pra shaminë e saj.
“Unë vetëm mendova se ishte gjëja e duhur”, shpjegoi Ardern.
Ajo shtoi se e ndjente që shamia e saj mund të ofronte siguri ndaj bashkësisë myslimane, e cila ishte i tronditur nga sulmet terroriste.
Ajo gjithashtu theksoi nevojën për solidaritet me muslimanët e Zelandës së Re.
“Përgjegjësia ime është të mundësojë që njerëzit të ndjehen të sigurt. Prekem thellë kur njerëzit nuk ndihen të sigurt. Prandaj, është përgjegjësia ime për ta rivendosur këtë ndjenjë të sigurisë”, shpjegoi kryeministrja e Zelandës së Re.
Kryeministrja Ardern e përshkroi sulmin si një akt terrorist dhe dërgoi një mesazh të fortë solidarizimi me muslimanët e Zelandës së Re. Menjëherë pas kësaj, ajo vizitoi komunitetin musliman në atë qytet.
Ardern ishte gjithashtu i pranishme në Parkun Hagley në Christchurch shtatë ditë më vonë.
Në një fjalim të shkurtër para faljes së namazit të xhumasë, Ardern citoi një thënie të Profetit Muhamed.
“Profeti Muhamed ka thënë: ‘Besimtarët janë të dhembshur për njëri-tjetrin dhe ata janë si një trup Nëse një pjesë e trupit vuan, edhe pjesë të tjera bashkohen me atë në dhimbje’….Zelanda e Re është me ju. Në trishtim, ne jemi një”, tha Ardern.