Pas mbërritjes në Kosovë, Rita Ora është shfaqur në takimin e parë me mediat pas vizitës së saj në kuadër të UNICEF.
Këngëtarja ishte e pranishme në një mbledhje gjatë ditës së saj të dytë të qëndrimit në Prishtinë.
Në një konference për mediat, Rita foli lidhur me misionin e saj bamirës dhe u shpreh se është krenare që i përket këtij kombi.
“Jam e lumtur që jam në Kosovë. Kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Me të vërtetë po mundohem që ta ndihmoj rininë kosovare. Jam e mrekulluar me punën që po bëjnë të rinjtë dhe jam krenare se jam pjesë e këtij kombi. Me të vërtetë jam e lumtur që kam takuar shumë heronj të ri. Faleminderit që më keni pritur”, tha Rita gjatë konferencës.
Për tre ditë me radhë Rita do të mbajë takime dhe do të vizitojë nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Rita shoqërohet në këtë mision humanitar nga babai dhe nëna e saj.